Ekzekutoi shokun, Marius Dema dërgohet në vendngjarje: Çfarë u gjet brenda lokalit

Pak pasi u vetë dorëzua në policinë e Tiranës për vrasjen e 27- vjeçarit Mehmet Qema, Marjus Dema është dërguar në vendin e ngjarjes ku ekzekutoi mikun e tij.

Kjo lëvizje është bërë për të kuptuar dinamikën e ngjarjes, teksa mësohet se brenda lokalit është gjetur dhe një makineri bitcoini-monedhe virtuale.

Lidhur me këtë, në ambientet e lokalit kanë shkuar dhe efektivë të krimit ekonomik.

Paraditen e sotme, bashkë me Demën u vetë dorëzua edhe një nga të pranishmit në vendngjarje, Frenkli Myftari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Shtuar 11.05.2021 11:05