Ekzekutimi pritej prej muajsh! Detaje nga vrasja me 18 plumba e Demir Baçkës në Fier, autorët nuk lanë asnjë gjurmë

Ekzekutimi i Demir Backës, mbrëmjen e së shtunës duket se ka qenë e mirëorganizuar deri në detaje. Hetuesit dyshojnë se autorët kishin kohë që përgatiteshin për vrasjen e 57-vjeçarit.

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz ndaj Demir Backës në Fier, mbrëmjen e së shtunës. Burimet bëjnë me dije se ekzekutimi i llojit mafioz ishte i organizuar prej kohësh dhe kjo vërtetohet nga vjedhja e targave për makinën me të cilët kryen ekzekutimin. Mësohet se targat kosovare të mjetit të përdorur në atentet, që më pas u dogj në fshatin Daullas janë vjedhur në Durrës.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se targat janë vjedhur që në muajin qershor në qytetin bregdetar një shtetasi kosovarë që kishte ardhur në vendin tonë për pushime.

Ndërkohë që autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, kjo pasi ato nuk kanë lënë asnjë gjumë pas, duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë prove për identifikimin e ndonjë prej autorëve.

Sipas burimeve numri serial i armëve ka qenë i fshirë, ndërkohë që ato janë shkrumbuar tërësisht duke janë bërë të vështirë punën hetuesve përtë gjetur ndonjë gjurmë, edhe pse ato janë çuar në laboratorin e kriminalistikës, ku po i bëhet ekesperiza.

Në polici deri më tani janë shoqëruar mbi 15 persona për tu marrë në pyetje lidhur me atentatin mafioz. Të gjithë të shoqëruarit janë liruar dhe deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Demir Backa u ekzekutua me tre plumba ne zonen e qafes dhe kokes dhe rreth 15 te tjere ne kraharor ne atentatin e se shtunes ne mbremje ne Fier.    /albeu.com/

 


Shtuar 25.10.2021 16:37