Ekzekutimi i Sokol Çelës në Reç të Malësisë së Madhe ka vënë në lëvizje autoritetet shtetërore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen, ku më interesantja është dëshmia e një qytetari i cili tha se një person i panjohur e kishte pyetur për vendndodhjen e vendit të ashtuquajtur Pylli i Gështenjave.
Kujtojmë se hetuesit gjetën 10 gëzhoja brenda dhe jashtë makinës së ish policit Sokol Çela që u vra mesnatën e shkuar 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç të Malësisë së Madhe. Në trup 59-vjecari, një ish i dënuar për vrasje aksidentale të kolegut në vitet 1989, kishte marrë 4 plumba, një prej tyre në zemër. Ekspertët akoma nuk e besojnë se si shpëtoi bashkëshortja e tij Bardha e cila ishte ulur në sediljen e parë të furistradës me targa angleze. Ndenjësja ishte shpuar me dy plumba. Gruaja u tha policëve pas ngjarjes se ishte ulur poshtë në makinë sapo i shoqi bërtiti kur pa se atentatorët u kishin prerë rrugën.
“Vrasësi i ka ruajtur, ai ka qenë në dijeni që në makinë Çelaj ndodhej me gruan. Ndaj ka qëlluar me breshëri për të mos lenë dëshmitarë pas” tregon për mediat një ekspert i kqyrjes së vendit të ngjarjes.
Në banesë u gjendet 10.2 kg kanabis dhe një pistoletë, arrestohet 23-vjeçarja dhe një i mitur! Në kërkim 5 familjarët e dy të rinjve në Malësi të Madhe.
Nga ana tjetër grupi hetimor ka siguruar dëshmi të banorëve për një burrë të panjohur i cili ka lëvizur gjatë ditët e fundit në fshatin e Reç. Në rrugën e kryesore ai ka pyetur se si dilet më shkurt në Pyllin e Gështenjave, i cili ndodhet 2 orë larg nga qendra . Dëshmitari u tha njerëzve të policisë se ai mbante një çantë shpine, dhe kapele.
“Mund të ketë qenë vrasës i paguar, që ka qarkulluar në fshat për të njohur mirë zonën” thotë zyrtari i policisë .
Shumë persona janë shoqëruar nga momenti i parë pas ngjarjes, por duket se dëshmitë e tyre nuk kanë ofruar të dhëna të qarta. Sot familjarë dhe të afërm në Reç bënë nderimet e fundit për Sokol Çelën i cili u vra disa minuta pasi u përshëndet me kushërinjtë që organizuan një festë të posaçme për të, meqë do të largohej për në Angli atje ku jeton e punon prej shumë vitesh./albeu.com