Ekzekutimi me armë zjarri në Shkodër/ Viktima punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO+FOTO)

Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje, ku shtetasi Armando Pali, është qëlluar për vdekje me breshëri plumbash në një lokal pranë bashkisë Shkodër,

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë zbardhur detaje të reja. Viktima e ngjarjes është identifikuar si Armando Pali, një emër i njohur për komunitetin lokal, pasi ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër dhe më herët, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Pali humbi jetën si pasojë e breshërisë së kallashnikovit që u qëllua në drejtim të tij dhe të Erogen Vasos, i cili mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të populluar, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve të tjerë në atë moment.

Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e atentatit.

Ende nuk është bërë e ditur nëse vrasja lidhet me detyrën e viktimës apo me çështje të tjera personale apo kriminale.

 

 


Shtuar 8.09.2025 09:49