Ekzekutimi i Everest Cakës, SHÇBA del me reagim zyrtar

Ekzekutimi i Everest Cakës vazhdon akoma të mbetet një mister.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me ekzekutimin e tij ndërsa mohohet që të kenë nisur hetime për Policinë e Elbasanit, lidhur me ngjarjen.

“SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta”, thuhet në reagim.

REAGIMI I PLOTE

SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.

Shtuar 24.05.2021 10:18