Ekzekutimi i biznesmenit të njohur: Zbulohet pista e vrasjes, shoqërohet 1 person në polici

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Çajup Selimi mbrëmjen e djeshme, në prangun e shtëpisë së tij.

Biznesmeni, baba i dy vajzave, u qëllua për vdekje teksa po shkonë në banesë me dy plumba, një në kokë dhe një në trup.

Policia e Shtetit ka shoqëruar një person që mendohet se ka pasur konflikt me viktimën para vrasjes së tij.

Viktima ka pasur një sherr me një 27 vjeçar që prej vitit 2013, ku janë goditur edhe me sende të forta. Më pas, në vitin 2018, Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti.

Mëgjihatë pista kryesore për vrasjen e 45-vjeçarit vijon të jetë ajo e konkurrencës me biznesmenët e tjerë në zonë.

 


Shtuar 2.06.2021 09:34