Ekzekutimi i Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për organizatorin e atentatit mafioz

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias mëngjesin e 25 Shkurtit. Vathi kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ja rrëzoi kërkesën.

Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë 3 të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë.

24 vjeçari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja. Deri më tani burime nga  prokuroria thonë qe nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Ndërkohë nuk është vendosur nëse dosja do të kaloj për hetime të mëtejshme në SPAK.


Shtuar 6.04.2021 13:12