Ekzekutimet mafioze e asnjë autor në pranga! Lirohet nga detyra shefi i Hetimit në Elbasan

Tre vrasjet e ndodhura brenda një muaji në qytetin e Elbasanit kanë liruar nga detyra shefin e hetimit të vrasjeve, Gjon Gecaj.

Shefi i hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është i pari që është transferuar nga posti i tij pasi është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Në vend të tij është emëruar Krenar Guce, i cili më parë ka mbajtur postin e shefit të sektorit të anti-drogës në drejtorinë e policisë së Tiranës, dhe së fundi ka qenë në sektorin e krimeve të rënda.


Shtuar 13.05.2021 22:00