Është ekstraduar nga shteti belg, Leonard Duka, eksponent i krimit të organizuar, i dyshuar si “koka” e një grupi kriminal.
Ai dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.
Duka dyshohet se bëri plan me Durim Bamin, për eleminimin e Ervis Martinajt dhe ish-deputetit Arben Ndoka.
Kujtojmë se Leonard Duka, u kthye nga mik i afërt në armik të Ervis Martinajt.
Ekstradimi i tij është kërkuar nga SPAK. Duka pritet të mbërrijë në Rinas rreth orësh 14:30.