Ekstradimi, revoltohet Klodiana Lala: Arben Kraja të ndajë mendjen, jo të shprehë 3 qëndrime për një çështje

Gazetarja investigative Klodiana Lala është shprehur se pasi u përfol për ekstradimin në Shqipëri të Hekuran Markut, njërit prej ish-gardistëve të dyshuar për trafik droge, ajo nuk e bëri lajm këtë gjë për arsye objektive.

Lala më pas tha se mësoi se ekstradimi nuk kishte ndodhur dhe i bën thirrje drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, që ta ndajë mendjen e të japë një qëndrim zyrtar.

“Para disa javesh ne celularet e disa kolegeve mberriti nje sms nga drejtuesi i Prokurorise se Posacme Arben Kraja. Shitej si sukses ekstradimi ne Shqiperi i Hekuran Markut, njerit prej ish-gardisteve te dyshuar per trafik droge. (Ne lidhje me sms kam prova dhe e ftoj ta kundershtoje kete fakt nese mundet).

Me te drejte mediat e bene lajm. Une se bera, jo se dyshoja ne vertetesine e lajmit, se dreqi ta haje po fliste vete kreu i SPAK, por nuk munda per arsye objektive.

Me vone mesova se Marku nuk ishte ekstraduar per arsye shendetesore.

Sot SPAK permes zedheneses me konfirmoi fiks kete fakt.

Tani ta ndaje mendjen z.Kraja. Qendron njoftimi i pare apo njoftimi i dyte.

Ne pritje te njoftimit te trete”, është shprehur Lala./albeu.com/


Shtuar 28.04.2022 16:55