Ekspertja u jep fund dyshimeve: Pse po vdesin dhe të vaksinuarit nga COVID-19?

Edhe në Shqipëri janë raportuar raste të shtetasve të cilët kanë humbur jetën ngfa COVID-19 edhe pse janë vaksinuar kundër COVID-19.

Vaksina e koronavirusit nuk na bën të pavdekshëm, por na forcon imunitetin. Por edhe nëse dikush që është vaksinuar vdes, kjo nuk do të thotë që personat e tjerë të vaksinuar  do të vdesin gjithashtu, tha një shkencëtare amerikane për CNN një ditë pas vdekjes së ish -sekretarit amerikan të shtetit Colin Poëell nga  koronavirusi.

Leana wen, një eksperte e politikave dhe menaxhimit shëndetësor të Universitetit George ëashington, thekson se sipas shifrave të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vaksinat zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid  dhe deri në gjashtë herë rrezikun e vdekjes, shkruan abcnews.al.

“Vaksinat kundër koronavirusit nuk ofrojnë 100% mbrojtje. Asnjë vaksinë nuk e bën këtë dhe asnjë trajtim nuk mund të jetë 100% efektiv.” Por kjo nuk do të thotë që vaksina nuk funksionon, ose se ne nuk duhet të vaksinohemi, “tha ajo për CNN.

 


Shtuar 19.10.2021 15:35