“Ekspert” në vjedhje, ekstradohet nga Kosova Markeljan Cungu i dënuar me 25 vite burg

Është ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu.

24 vjeçari banues në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vite  burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”

Njoftimi i Plotë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. Sh., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

A. B., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin Z. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

•Më datë 04.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. K., me pretendimin për ta punësuar në Gjermani.

•Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. M., 54 vjeç dhe E. M., 37 vjeç (vëllezër), pasi për shkak të detyrës kanë kanosur me fjalë shtetasin B. S., me detyrë përmbarues gjyqësor privat.

•Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. J., 44 vjeç, sepse me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit K. V., 60 vjeç, me pretendimin se do t’i gjente një mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.05.2021 10:18