Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot se Banka e Shqipërisë nuk do të ndryshojë norëm bazë të interesit dhe se inflacioni do të ulet gradualisht.
Kjo do të thotë se norma bazë e interesit mbetet 2.75%.
Sejko tha se shkak për këtë është bërë tendenca rënëse e inflacionit në dy muajt e fundit të vitit 2022.
Guvernatori theksoi se etndenca rënëse e inflacionit dhe rritja më e shpejtë ekonomike e vendit prej 4% në fund të vitit 2022 ka nxitur Këshillin Drejtues të Bankës së Shqipërisë të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.
Në fjalën e tij pas mbledhjes, Guvernatori, Gent Sejko tha se ulja e inflacionit u pasqyrua në rënien e çmimit të naftës, të disa artikujve ushqimore, por edhe me rritjen e pagave e punësimit.
“Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë. Ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por sinjalizon edhe për rritje të shpejtë të kostove të prodhimit dhe presione mbi çmimet e konsumit”, tha Sejko./albeu.com/