Një ekip inspektorësh nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së kanë mbërritur në Kiev, teksa më vonë gjatë javës pritet të inspektojnë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se një ekip do të vizitojë centralin nga e mërkura deri të shtunën, raporton The Guardian.
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi Grossi në Twitter.
“Rafael Grossi dhe një ekip ekspertësh dhe inspektorësh janë nisur për në misionin e mbështetjes dhe ndihmës të IAEA në Zaporizhzhia (ISAMZ), për të ndihmuar në sigurinë bërthamore në NPP të Zaporizhzhia të Ukrainës dhe për të ndërmarrë aktivitete jetike mbrojtëse”, shtoi IAEA.
? @RafaelMGrossi and a team of experts & inspectors have set off for the IAEA Support & Assistance Mission to #Zaporizhzhya (ISAMZ), to help ensure nuclear safety and security at #Ukraine‘s Zaporizhzhya NPP and undertake vital safeguards activities.
? https://t.co/IrcPxHuukI pic.twitter.com/0IzcLDYsxO— IAEA – International Atomic Energy Agency (@iaeaorg) August 29, 2022