“Eja të më marrësh, kam aksidentuar motorin”, turku tregon në gjykatë si e largoi Sokrat Vatën pas ngjarjes në hotelin “Principotes”

Nuh Mahmutoglu ka dëshmuar në gjykatë se Sokrat Vata e telefonoi pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, duke i thënë: “Eja më merr se kam bërë aksident me motor”.

Gjatë seancës maratonë në Gjykatën e Sarandës, shtetasi turk deklaroi se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Të lidhura

None found

Mahmutoglu tha se shkoi ta merrte Vatën me makinë, pasi mendonte se ai ishte përfshirë në një aksident me motor. Sipas dëshmisë së tij, Vata i tha se kishte dëshirë të flinte dhe më pas u fut në bagazhin e automjetit.

Turku tregoi se në atë kohë ndodhej në Sarandë, në afërsi të vendit ku kishte ndodhur krimi. Pasi mori Sokrat Vatën, ai vijoi udhëtimin për të marrë edhe një vajzë turke, duke këmbëngulur se nuk kishte dijeni për ngjarjen reale.

Nuh Mahmutoglu, i cili banon në Durrës, administron një biznes që merret me dhënien e automjeteve me qira.

Avokatja mbrojtëse Xhoi Nela kundërshtoi vendosjen e masës së “arrestit me burg” ndaj klientit të saj. Ajo argumentoi se nuk është provuar që Mahmutoglu kishte dijeni për ngjarjen.

“Vetëm fakti që janë gjetur bashkë nuk justifikon masën ‘arrest me burg’, pasi nuk provohet se kishte dijeni për ngjarjen dhe, për rrjedhojë, nuk plotësohet ana subjektive”, deklaroi avokatja Nela.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet