Egnatia ka sqaruar se përballja me Midtjylland në raundin e parë të Conference League do të zhvillohet sipas planit. Takimi në stadiumin “Air Albania” do të nisë në orën 18:45.
Përmes një njoftimi të publikuar pak minuta më parë në faqen zyrtare të klubit, rrogozhinasit bënë të ditur se seanca stërvitore e planifikuar për sot në orën 18:30 nuk u zhvillua për shkak të protestave në Tiranë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, situata e krijuar nuk ndikon në organizimin e ndeshjes, ndaj Egnatia do të presë të enjten, pra ditën e nesërme, skuadrën daneze.
Kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë për klubin shqiptar, pasi përfaqëson paraqitjen e parë të Egnatias në një skenë të tillë evropiane, veçanërisht në fazën e ligës.





