Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka folur në Kuvend lidhur me sulmet kibernetike.
Spaho u shpreh se me këtë sulm që pësoi Shqipëria, figurativisht shtetit tonë i kanë hequr më shumë se pantallonat.
Komentet Spaho i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku u ndal edhe te marrëveshja për mjetet e lundrimit dhe bashkëpunimin me shtetet e tjera në rast fatkeqësie, duke mos i kursyer ironitë.
“Miratimi i një marrëveshje ndërkombëtare që na detyron ne si shtet që mjetet lundruese ku shtetet e tjera të kenë nevojë për ndihmë, shtet ynë do ia japë. Pika që s’ju bie atyre që presin t’i ndihmojmë ne kur të kenë fatkeqësi kur të kenë nevojë. Mu kujtua ngjarja e tmerrshme e Himarës, ku një nga ato mjetet kërceu nga ujë në tokë dhe e çoi në botën tjetër atë fëmijë të pafajshëm që ishte me pushime me familjen për qef të vetë. Demagogjia dhe sharlatanizmi ishte i pafund, duke u paraqitur si arritje e kësaj qeverie. Si ato gomone që ikin në Angli dhe detyrohen që të çojnë video, ku u kërkojnë ndihmë se po mbyten. Sulmet kibernetike, është sulm i madh që i ka ndodhur vendit tonë. Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Zv.kryeministrja tha; si duhet të na e merrte mendja ne se duhej të ndërtoheshin sisteme mbrojtëse. Ne dhe një Pc-je të vogël në shtëpi i vëmë antivirus. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur. pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria. Me sulmin kibernetik na kanë hequr më shumë se pantallonat”, tha Spaho.