Edicioni i 10-të i “Miss Summer World”, në Himarë

Në Himarë u zhvillua edicioni i 10-të i “Miss Summer World”.

Qyteti bregdetar priti vajzat më të bukura nga 45 vende të botës, në finalen e madhe të këtij çmimi, cili këtë vit përkonte edhe me jubileun e dhjetë. Aktiviteti u zhvillua në Potam.

Të lidhura

None found

“Bukuria e vajzave i dha më shumë hijeshi Himarës tonë të mrekullueshme”, u shpreh kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo, rreth aktivitetit i cili u bë i mundur edhe falë mbështetjes së Bashkisë Himarë.

Përveç parakalimit të miss-eve, shfaqjes iu shtuan edhe interpretimet e këngëtarëve të ftuar, duke e bërë këtë natë të magjishme e që do të mbahet mend si nga vajzat pjesëmarrëse, ashtu edhe nga spektatorët e shumtë.

Konkurrentja nga Estonia u kurorëzua si më e bukura në “Miss Summer World”. Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, që kurorëzoi si fituese konkurrenten estoneze.

Përfaqësuesja e Shqipërisë u rendit në vendin e 9-të në këtë edicion.


Shtuar 21.05.2026 11:14

jojobetjojobetjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetJojobet GirişjojobetHoliganbet GirişjojobetOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobet