“Edhe frutat e perimet i shisnin me emrin tënd”, Efi i zbulon Luizit sekretin, këngëtari: Shqiptarët janë të paparë!

Finalja e madhe po afron dhe vetëm pak orë kanë mbetur nga fundi. Banorët po shijojnë mëngjesin e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Efi vendosi t’i zbulojë një informacion nga jashtë Luizit, nga i cili këngëtari mbeti i impresionuar.

Efi: Do të të them diçka.

Luizi: Po leje mos e thuaj tani, se dhe pak ka mbetur.

Efi: Një kohë frutat dhe perimet në treg shiteshin me emrin tënd.

Efi: Frutave, portokalleve për shembull i kishin vënë emrin Luiz.

Luizi: A mos u tall? Seriozisht e ke? Shqiptarët janë të paparë./Albeu.com


Shtuar 6.05.2023 14:31