E zë korrenti ndërsa po përpiqej të rilidhte dritat, humb jetën 59-vjeçari në Vlorë

Një 59-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën. Sipas policisë, shtetasin me iniciale Y. B., e ka zënë korrenti ndërsa po përpiqej të rilidhte disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”, shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 10:35