Ditën e sotme u përcjell në banesën e fundit i riu Mehmet Qema, 27 vjeç, pasi u qëllua për vdekje nga shoku i tij Marjus Dema.
Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë një grup të rinjsh, miqtë e të ndjerit.
Foton e ka publikuar edhe reperti Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili i ka dedikuar dhe një dedikim mikut që humbi jetën.
“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr, por askush nuk qan zemrën e vdekur në trup të gjallë. “Tallman”, broski lamtumirë! Ngushëllime familjes,”-shkruan reperi.