E vendosi Komiteti i Ekspertëve, zbardhet data kur maturantët rikthehen në klasa

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve gjatë paradites së sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme nis që prej ditës së nesërme.

Bëhet fjalë për 10 bashki ku deri më tani, mësimi është zhvilluar Online.

Njoftimi i Ministrisë Arsimit:

NJOFTIM I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

Suksese të gjithëve!