E varrosur nën beton! Zhdukja e rumunes në Greqi, mungesa u ndje pas katër muajsh

Është gjendur trupi i pajetë i 42-vjeçares rumune, Monica Gius, duke i dhënë fund edhe misterit për zhdukjen e saj. Kufoma e gruas, e cila u gjet në çimento ka tronditur komunitetin lokal të Kyparissia-s.

Mediat greke kanë bërë me dije se pronarët e shtëpisë të mërkurën në mëngjes vunë re një ngjyrë ndryshe të çimentos dhe për të shuar kuriozitetin nisën që të gërmonin. Në këtë moment gjetën edhe kufomën e 42 vjeçares.

Djali i madh i saj akuzon të dashurin ë të ëmës për vrasjen e saj, pasi sipas tij ata kishin pasur edhe më parë konflikte mes njëri tjetrit./albeu.com

 


Shtuar 1.09.2021 15:02