Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë Perëndimore.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi pasi ata pinë alkool me përqindje të lartë metanoli.
Ngjarja ndodhi në rrethet Ahmedabad dhe Botad të shtetit Gujarat, ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i ndaluar, sipas mediave të huaja.
“Kishte 98% metanol në pijen që ata konsumuan, që do të thotë se ata kishin konsumuar vetëm metanol, gjë që ka rritur numrin e vdekjeve”, tha Bhavnagar Ashok Yadav, inspektori i përgjithshëm i policies.
Departamenti i krimeve të qytetit të Ahmedabad ka arrestuar një pronar Jayesh Khavadiya nga Narol dhe tetë bashkëpunëtorët e tij. Provinca Gujarat e ka ndaluar konsumimin e alkoolit që nga viti 1960 si një homazh për Mahatma Gandhin, të vrarë në vitin 1948, por qindra banorë kanë vdekur gjatë dekadave pasi filloi tregtia e paligjshme e pijeve.
Policia lokale rregullisht mbyll një sy ndaj tregtisë së pijeve alkoolike, pasi ata paguajnë ryshfet për të kryer shitjen e tyre të paligjshme në fshatra, sipas mediave lokale.