Një lajm i trishtë vjen nga Mitrovica, ku i riu Rexhep Sadikaj, ka ndërruar jetë. Mësohet se i riu aktualisht po jetonte në Finlandë.
I ndjeri ishte pronar i byrektores ndër më të njohurat në Mitrovicë “Parisi”.
Lajmin e e trishtë, e kanë bërë të ditur familjarët para pak minutash në rrjete sociale
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta i shtrejti nipi jonë i dashur Rexhep Xhemajli Sadikaj. Për varrimi ju njoftojmë me kohë.
Zoti të Mëshiroftë me Gradën e Xhehnetin më të lartë !”, njoftojnë familjarët.