E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, këngëtari i grupit Crazy Town, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Seth Binzer (emri i vërtetë i këngëtarit) ka pasur probleme të shumta me alkoolin përgjatë viteve, madje në vitin 2012 ra në koma nga konsumi i tepërt.

Grupi u bë i famshëm në vitin 2000, me këngën “Butterfly”, vetëm një vit pasi u themelua grupi.


Shtuar 26.06.2024 10:02