Aktorja amerikane Shelley Duvall, e njohur për filmat si The Shining, Annie Hall dhe Nashville, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga partneri i saj Dan Gilroy.
“Partnerja dhe shoqja ime e dashur, e ëmbël, e mrekullueshme e jetës na la. Shumë vuajtje kohët e fundit, tani ajo është e lirë. Fluturo, Shelley e bukur”, tha ai për The Hollywood Reporter.
Ajo vdiq në gjumin e saj pas komplikimeve nga d*abeti në shtëpinë e saj në Teksas, tha Gilroy.
Duvall ka luajtur në disa filma ku përfshihet drama 3 Gratë e vitit 1977, me regji të Robert Altman, për të cilën ajo fitoi çmimin për aktoren më të mirë të Festivalit të Filmit në Kanë dhe u nominua për një Bafta.
Tre vjet më vonë, ajo luajti si Olive Oyl përballë Robin Williams në versionin muzikor të Altman të Popeye.
Më pas Duvall ishte jashtë ekraneve për dy dekada, përpara se të kthehej në The Forest Hills të vitit 2023. A.K.