E shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbimin e një personi, arrestohet në Tushemisht 36 vjeçarja

Një 36-vjeçare me inicialet A.M, nga Maqedonia është arrestuar në Tushemisht, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia, e akuzuar për krime familjare.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Njoftimi i policisë: 

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemusht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 36 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

Shtuar 19.07.2021 11:24