E rrëmbyen rusët, kryebashkiaku i i Melitopolit rrëfen peripecitë

Kryebashkiaku i Melitopolit, i rrëmbyer më parë nga forcat ruse dhe i liruar pas këmbimit të tij me 9 ushtarë robër, ka rrëfyer eksperiencën e tij.

Duke folur për Audrey Broën të BBC-së, Federov tha se trupat ruse e morën atë nga zyra e tij pa asnjë fjalë dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e jashtme ndërsa ishte në paraburgim. Ai tha se ishte mbajtur në një dhomë të vogël me ushtarë të armatosur, por asnjëherë nuk ishte lënduar fizikisht.

Forcat okupuese në Melitopol e kanë zëvendësuar Federovin me kryebashkiakun e tyre. Por ai këmbëngul se pasardhësi i tij nuk është kreu i ligjshëm i pushtetit vendor, pasi ai u votua nga më shumë se 60% e njerëzve.

Kujtojmë se Ivan Federov drejtoi qytetin juglindor derisa ra në duart e forcave pushtuese ruse dhe ai u rrëmbye gjashtë ditë më parë.