Është publikuar biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut, e regjistruar gjatë momentit kur ky i fundit u mor peng dy ditë më parë. Dushku, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, ka kërkuar të dijë se cilët janë personat që e kanë futur “mbretin” e Instagramit ta shajë në videot live.
Ky i fundit është shprehur se të gjithë kanë kërkuar për të sharë atë, por nuk ka dhënë emra. I pyetur nëse ka qenë Stresi njëri prej tyre, ai e ka mohuar. Sakaq, mbrëmjen e djeshme, Kozaku doli live sërish për të sqaruar edhe njëherë historinë e rrëmbimit.
Ai justifikoi faljen që kërkoi live me argumentin se djemtë që e rrëmbyen e kishin kërcënuar se do ta zhvishnin.Kozaku doli kundër Stresit, duke u shprehur se nuk ka qenë reperi që e ka shpëtuar, ndaj të mos marrë lëvdatat kot.