Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një ushtar ka vrarë ish-të fejuarën, djalin, partnerin e saj të ri dhe nënën.
Sipas informacioneve, kater viktimat ndodheshin në dy shtëpi të ndryshme.
Policia ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një telefonate në Scheeßel, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.
Brenda shtëpisë, sipas policisë, u gjetën trupat e pajetë të disa personave.
Sipas informacioneve nga mediat gjermane, kanë humbur jetën 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë.
Në agim u bë njoftimi se i dyshuari ishte dorëzuar dhe ishte arrestuar. Ai ishte një ushtar i Bundeswehr.
Aktualisht, një operacion policor po zhvillohet edhe në von Düring në Rotenburg.
Sipas policisë, ka pasur dy ‘skena krimi’: një në një shtëpi në Westervesede në Scheeßel dhe një në Bothel, rrethi Rotenburg.