E rëndë/ Shembet miniera, raportohet për 9 minatorë të zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një minierë ari është shembur duke bërë që nëntë minatorë të shpallen të humbur.

Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në këtë minierë, dhjetëra ekipe kërkim-shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje, teksa ministri Ali Yerlikaya beson se minatorët kanë mbetur të bllokuar dhe ka ende shpresë, se ata mund të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një deklaratë për shtyp për këtë ngjarje, kompania bën me dije rrëshqitjet e dheut ndodhën në mesditë dhe menjëherë u informuan institucionet dhe organizatat publike përkatëse

Miniera ndodhet në provincën Erzincan, rreth 90 km nga Erzincan dhe mbi 600 km në lindje të Ankarasë.

Vitet e fundit ka pasur një sërë aksidentesh minerare në Turqi. Në vitin 2022, një shpërthim në një minierë qymyri vrau 42 njerëz.


Shtuar 14.02.2024 08:03