Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin Engjellush Delia, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
NJOFTIMI
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H-. D., 64-vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.