E rëndë në Turqi, autobusi përplaset me dy kamionë, 7 viktima dhe 11 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi ku një autobus është përplasur me dy kamionë ku si pasojë kanë humbur jetën 7 persona dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Sipas informacioneve, një autobus u përplas me dy kamionë duke shpërthyer në flakë.

Pas përplasjes automjetet janë përfshirë nga flakët, për pasojë pasagjerët kanë mbetur të bllokuar, duke shkaktuar vdekjen e 7 prej tyre.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në provincën e Agrit, në Turqinë lindore, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.