E rëndë në Tiranë, i mituri godet me thikë 18-vjeçarin

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka arrestuar një 15-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me thikë një 18-vjeçar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën ‘Bashkimi Gazidede’.

I plagosuri është 18-vjeçari me inicialet A.L., dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

“U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Shtuar 29.04.2024 11:05