E rëndë në Tiranë/ 25-vjeçarja lëndon të dashurin

Një 25-vjeçare është proceduar nga policia në Tiranë pasi ka plagosur me thikë të dashurin e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj”, njofton policia.

Ndërkohë, për një situatë thuajse të ngjashme është proceduar një tjetër grua.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. H., 34 vjeçe, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit, një 37-vjeçar”, sqaron policia.

Sakaq, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan 37-vjecarin me iniciale E. I., pasi ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.


Shtuar 28.02.2025 16:03