Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete, pasi dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Porav.
“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55-vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes”, thuhet në reagimin e policisë.