Këtë të shtunë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku 19-vjeçarja me iniciale B. M., ka plagosur vëllain e saj 7-vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku ajo ka përdorur një thikë për të dëmtuar vëllain e saj të mitur.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor”, njofton policia.
Sakaq 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik të qytetit pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.