E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës

Këtë të shtunë, një person është gjetur pa shenja jete  pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin.

Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë lokale.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje nëse bëhet fjalë për vdekje për shkaqe natyrale apo vrasje.


Shtuar 8.11.2025 13:02