Policia e Stacionit policor të Bit Pazarit, në Maqedoninë e Veriut, ka një arrestuar 44-vjeçar me inicialet S.B. i cili rreth orës 00:30 dyshohet se ka dhunuar fizikisht foshnjën e tij, e cila më pas ka ndërruar jetë.
Nga MPB bëjnë të ditur se vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Klinika e Fëmijëve në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku është dërguar për ndihmë.
“Sipas raportimit, rreth orës 00:30, S.B.(44) ka goditur foshnjën, e më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij A.M.(36) nga Shkupi. Pas kësaj, A.M. e ka çuar foshnjën në klinikë, ku është konstatuar vdekja”, njofton MPB.
Paraprakisht Prokuroria bëri me dije se 44-vjeçari ka goditur me grushte dhe këmbë foshnjën në kokë dhe në trup. Kundër S.B. Prokurorisë kompetente i është dorëzuar raporti përkatës./INA