Një makinë në pronësi të një gruaje është djegur në qytetin e Korçës. Siç njofton edhe policia, zjarri ka rënë në mjetin në pronësi të të shtetases T. B., 60 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik të automjetit.
Njoftim policie
“Prokuroria njofton se, më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.
Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim./albeu.com