Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku gjyshi ka përplasur aksidentalisht për vdekje nipin e tij 2-vjeçar.
Një i mitur vetëm 2-vjeç, ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij.
Shtetasi me iniciale P.M, duke kryer manovrën mbrapa me automjet ka shkaktuar aksidentin, duke i marrë kështu edhe jetën vogëlushit.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.