E rëndë në Itali, shqiptari humb jetën në vendin e punës (EMRI)

Një punëtor shqiptar u godit nga rryma elektrike në Itali, teksa punonte me një mikser çimentoje për ndërtim (betoniere).

Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67-vjeç. Me sa duket, krahu i mikserit goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë, duke sjell edhe tragjedinë.

Të lidhura

None found

Aksidenti fatal në vendin e punës ndodhi këtë mëngjes ora 10:00,(29 tetor) në Lecce. Viktima është banues në kryeqytetin e Salentos.

 

 

Autoritetet pas hetimeve paraprake thanë se viktima u godit nga rryma elektrike, ndërsa po merrej me punime ndërtimi në Via Vecchia Frigole, në fshat.

Sipas raporteve fillestare, Allushaj po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos për ndërtimin e një muri me gurë të thatë kur, për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori u godit nga një goditje e fortë elektrike

Punëtori u godit nga një goditje e fortë elektrike. Përpjekjet për ta ringjallur nga paramedikët e 118-ës (ndihma e parë mjekësore) ishin të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur, informon media itlaiane “SKY TG24”.

Zjarrfikësit gjithashtu iu përgjigjën vendit të ngjarjes për të siguruar zonën, ashtu si edhe Policia e Shtetit, Karabinierët dhe personeli i Specializuar, të cilët filluan një hetim për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Hetimet mbeten ende aktive dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe asaj teknike.


Shtuar më 29.10.2025 15:36

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş