E rëndë në Greqi, tezja shqiptare hedh nga ballkoni nipin dhe mbesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një grua shqiptare ka hedhur nga balloni nipin dhe mbesën e saj.  Banorët në rrugën Nafpaktou në Egaleo janë tronditur kanë parë dy fëmijët e mitur të tokë.

“Tezja na hodhi nga ballkoni”, bërtisnin fëmijët duke qarë.

“Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë tezen duke hedhur edhe tenxhere nga ballkoni”, tha një fqinj, ndërsa tregoi se dhe ajo është hedhur më pas.

Ndërsa e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur, e ëma e fëmijëve ishte brenda shtëpisë dhe ajo tani është në gjendje shoku. Familjarët kanë lajmëruar të atin,  i cili ishte në punë.

Me të mbërritur në vendngjarje EKAB ka marrë fëmijët e plagosur dhe tezen e tyre dhe i ka transportuar në spital./albeu.com