Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra -tjetrën dhe si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë si dhe është plagosur një nënë me dy fëmijët e mitur.
Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.
Dy shqiptarët të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare po udhëtonin së bashku në makinën e përfshirë në aksident. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.
Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.