Mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 06:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se 65-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi:
Më datë 05.06.2024, rreth orës 06:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasja Sh. K., rreth 65 vjeçe, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.