E rëndë në Divjakë, 28-vjeçari gjendet pa shenja jete në resortin ku punonte

Një 28-vjeçar në Divjakë është gjetur pa shenja jete në resortin ku punonte. Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Hetimet kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 23.09.2022 22:31