Cilat janë problemet e Tiranës? Veliaj: Humbëm 3 vjet kohë me Astirin, brenga ime të mbarojë Unaza e Pestë

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj në një intervistë ne emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për punët dhe problemet në kryeqytet.

I pyetur nga moderatori Xhafo se cilat janë problemet më të mëdha në Tiranë, Veliaj tha se mbetet mobiliteti.

Siaps tij Bashkia dhe qeveria humbën 3 vjet kohë me djegie gomash në Astir, ndërsa sot gjithçka ka dalë në dritë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Cilat janë sipas jush problemet që ka Tiranë?

Veliaj: Problemi më i madh i Tiranës sot është mobiliteti. Duhet të kapim kohën e humbur tek Astiri, tek vazhdimi i Unazës. Sot unë po e them publikisht që për ne kjo është brenga më e madhe u vonuam tre vite te Astiri. Këto 3 vite janë 3% i jetës, të na marrësh 23% të jetës me djegie gomash, do mbajë njeri përgjegjësi.,Brenga ime është të mbarojë Unaza e pestë.

Xhafo: Ju nuk bëni dot gjë se këtë e ka ARRSH?

Veliaj: Kemi një përgjegjësi të përbashkët s projekti ka dy elementë, atë të shpronësimit ku Bashkia e Tiranës ka për detyrë strehimin, ne kemi rënë dakord.

Xhafo: Te Kodra e Priftit?

Veliaj: Te Kodra e Prifiti në Laprakë, e patjetër që do të strehohen. E njëjta gjë për ata që kjanë tek zgjatimi i Lanës. Bu7levardi dhe Lana janë kërrbishtja e Tiranës. Ne do firmosim javbën tjetër me Bankën Europiane të Tiranës, do marrim paratë dhe do bëjmë strehimin.

Xhafo: Historia e Astirit është histori kompensimi?

Veliaj: E ke të humbur këtë betejë.

Xhafo: Po 5 maji?

Veliaj: 5 maji ka tjetër skemë kompensimi. Nënë Liza me gjithë çunat e OFL-së ka 550 metër katror do marrë 550 metra katror. Në të dyja rastet kompensimi do të jetë një për një. Protestohej tek Astiri për hir të partisë, liri demokraci. Po për kë protestohej mo hajvan, kishin bllokuar gjysmën e Tiranës. Ne fituam tek Astiri 60%, sepse njerëzit normal thonë aman mot ë bëhet rruga të dalë shtëpia në dritë, kurse të tjerët për ideal të partisë që puna të bllokohet.


Shtuar 23.09.2022 22:39