Një ngjarje e rëndë e rëndë ka ndodhur sot në Dibër. Një 15-vjeçar është mbytur në lumin Drin. Sipas policisë, të miturin e ka marrë rrjedha e lumit dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com