E rëndë në Devoll, babai dhunon djalin dhe e kanos me sëpatë

Në Devoll të Korçës, është arrestuar shtetasi Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 14:51